Rama: Ju që më thoni o legen! Unë iu them se jemi vendi me më pak pasoja nga COVID-19 (VIDEO)

Në një video mesazh në Facebook, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave që qytetarët i bëjnë qytetarët për menaxhimin e situatës me koronavirusin.

Kryeministri tha se të gjithë ata që e shajnë dhe mallkojnë duhet të dinë se vendi ka më pak dëme nga koronavirusi se çdo shtet tjerët.

“Ju që më thoni o legen, o pasha, duhet të dini se ne e kemi hapur ekonominë më shumë se çdo shtet tjetër”,- tha ndër të tjerët kreu i qeverisë.

Rama tha se ai është i gatshëm që të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit nëse do t’i thonin se CoVid-19 do të largohej. “Ju siguroj që po të më thonin sot ik nga kjo zyrë, mos u merr kurrë me politikë sepse po ike ti Covidi do iki nesër, sot unë do isha duke ju dhënë lamtumirën me lumturinë më të madhe. Unë po bëjë më të mirë time dhe falë një skuadre që shajeni sa të doni përgojojeni sa të doni, por po bën më të mirën e vet. Sot Shqipëria ka bërë më të mirën e mundshme në këtë luftë. Ju lutem të mos e bëjmë si lopa“,- deklaroi kryeministri.

Video mesazhi i plotë i kryeministrit Edi Rama për qytetarët:

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/257371572071076/

SHKARKO APP