“Rama ka dashur kohë që të kthejë Ahmetajn”, Ngjela: Ndodhet në Kanada, duhet të kthehet për mbrojtjen
Avokati Spartak Ngjela, thotë se kryeministri Edi Rama ka dashur kohë për të kthyer Arben Ahmetajn në vend, referuar debatit për seancën ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit të akuzuar për aferën e inceneratorëve. Ai shtoi se sipas të dhënave të tij, deputeti i PS ndodhet në Kanada.
“Pse donin ta çonin të hënën socialistët? Kanë shpresë se do të kthehen. Se ç’do bëjë ai problem tjetër. Sot socialistët nuk donin që të bëhej nesër seanca. Çfarë ndryshimi ka nga e premtja në të hënën që të bëhej heqja e imunitetit, asgjë. Po pse e kthyen, kam përshtypjen se do kthehet Ahmetaj.
Do presim dhe të shikojmë. Si rregull fakti që ata e donin të hënën dhe opozita e donte të premte, mendimi im është se ata kanë dashur kohë që ta kthejnë. Rama ka dashur kohë që të kthejë Ahmetajn. Ne nuk e dimë çfarë ka bërë ai. A ka ikur për të mos u kthyer apo jo. Sipas të dhënave të mia është në Kanada. Kanadaja nuk ka marrëveshje ekstradimi me ne”, tha Ngjela për ”News 24”.
Por a është kosto për qeverinë Rama, ky hetim ndaj ish-zv.kryeministrit? “Si rregull kryeministrat kur iu ndodh një gjë e tillë në Perëndim jampin dorëheqjen, por në Shqipëri nuk ka ndodhur. Këta nuk e kanë këtë nivel moraliteti. Unë flas vetëm për faktet.
Problemi qëndron që Ahmetaj nuk ishte në rangjet e larta të PS-së. Deputet i thjeshtë. Po flasim për momentin, nuk më duhet se ç’ka mbajtur. Në këto momente është deputet i thjeshtë. Siç duket Rama ka pasur të dhëna për të që nuk e ka as në qeveri”, theksoi avokat Ngjela. Sa i përket akuzave, ai u shpreh se gjithçka varet nga gjykata, teksa shtoi se pa qenë prezent Ahmetaj nuk mbrohet dot.