Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Rama ka krijuar një kaos të rrezikshëm”, Paloka: Tenderët korruptivë po fshihen nën siglën “Sekret Shtetëror”

Politikë E enjte, 23 Prill 2020 18:28
“Rama ka krijuar një kaos të rrezikshëm”, Paloka: Tenderët korruptivë po fshihen nën siglën “Sekret Shtetëror”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edi Paloka nënkryetar i PD-së akuzon kryeministrin Edi Rama se po përfiton nga situata e vështirë e Covid-19 duke abuzuar sipas tij me “të drejtën” e qeverisë për të caktuar ato që quhen “masa shtrënguese”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Z.Paloka thotë për “Gazeta shqiptare”, se z.Rama ka krijuar një kaos të rrezikshëm përmes ndryshimeve të bëra ndërkohë që vëren se vëmendja ndaj qytetarëve është inekzistente. Paloka përmend se gjatë kësaj krize, shqiptarët janë vënë dhe një herë përballë dy qëndrimeve diametrialisht të kundërta; atë të Bashës dhe opozitës që propozon zgjidhje në interes të qytetareve dhe atë të Ramës që kanë shtatë vjet që e dëgjojnë e që përmblidhet në tre fjalë; “BURG,BURG,BURG”. Por Edi Paloka bën të qartë se “opozita është e ndërgjegjshme, sot më shumë së kurrë, se zgjedhjet e lira sa më parë dhe largimi i qeverisë janë zgjidhja e vetme për këtë vend dhe për shqiptarët!”.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Z.Paloka, si e konsideroni zgjatjen e gjendjes e fatkeqësisë natyrore? Pse kjo përpjekje për të shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme?
Si fillim duhet të jetë e qartë për këdo që gjendja e fatkeqësisë natyrore, në bazë të Kushtetutës, mund të shtyhet vetëm me një muaj e jo siç kërkon Rama deri në 23 qershor. Kërkesa apo propozimi i Ramës për shtyrjen e kësaj gjendjeje, në kundërshtim me propagandën e përditshme për menaxhimin “me sukses” të situatës, në fakt, tregon të kundërtën, Rama kështu ka pranuar dështimin e tij total. Edhe ky propozim, është konfirmim i kaosit dhe rrëmujës që ka shkaktuar Rama me qëndrimet dhe veprimet e tij, pa asnjë përgatitje paraprake e pa asnjë plan për të ardhmen. Në një kohë kur vende që janë goditur me shumë nga kjo pandemi, kanë paraqitur dhe po zbatojnë planet e tyre për daljen nga gjendja e fatkeqësisë, Rama i cili pretendon se ka qenë më i suksesshëm nga të gjithë në kontrollin e pandemisë, kërkon shtyrjen e saj, madje dhe tej afateve që i lejon Kushtetuta. Sigurisht që përveçse tregues i dështimit të qeverisë, ky propozim ka dhe një qëllim; Rama kërkon të përfitojë e të abuzojë me mundësinë që i jep kjo situatë, pa plotësuar ndërkohë detyrimet e qeverisë ndaj qytetarëve. Gjendja e fatkeqësisë natyrore, vërtet i jep qeverisë të drejtën të marrë disa masa shtrënguese, por në radhë të parë e detyron atë të marrë masa në favor të qytetarëve të saj. Konkretisht, shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e detyron qeverinë me ligj që të mbulojë financiarisht dëmet që pësojnë qytetarët apo bizneset nga kjo situatë dhe nga masat shtrënguese që janë të detyruar të zbatojnë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por çfarë ndodh realisht në këtë rast?

Ndërkohe që Edi Rama në njërën anë abuzon me “të drejtën” e qeverisë për të caktuar ato që quhen “masa shtrënguese” e zbavitet deri në perversitet me ndryshimet që bën sipas tekave dhe midesë së tij çdo dy orë, duke krijuar një kaos me pasoja të rrezikshme, në anën tjetër, atë të detyrimeve ndaj qytetareve, është pothuajse inekzistent.

A ishte momenti i duhur për ndryshime në Kodin Penal pikërisht në kulmin e pandemisë?
Gjatë kësaj krize, shqiptarët janë vënë dhe një herë përballë dy qëndrimeve diametralisht të kundërta; atë të Bashës dhe opozitës që propozon zgjidhje në interes të qytetareve dhe atë të Ramës që kanë shtatë vjet që e dëgjojnë e që përmblidhet në tri fjalë; “BURG,BURG,BURG”. Rama nuk ka qenë i aftë të qeverisë as në kushte normale e jo më në situata krizash, prandaj e vetmja “alternative” që ju ka ofruar shqiptarëve ka qenë burgu.

Besoni se shteti ka me shumë para për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve në këtë situatë pandemie?
Ne jo vetëm besojmë, por dhe kemi treguar e argumentuar me detaje se ku gjenden paratë e si mund të përdoren këto para që qytetarët shqiptarë ta kalojnë sa më lehtë këtë situatë dhe bizneset të mos rrezikojnë falimentimin. Do të mjaftonte pezullimi i disa PPP -ve krejtësisht të panevojshme për këtë kohë, që të sigurohej shëndeti dhe mirëqenia e gjithë shqiptarëve të paktën për një periudhë disa mujore. Por Rama jo vetëm që nuk pranon të prekë asnjë qindarkë nga milionat që ndan me pesë oligarkë, por paturpësisht vazhdon edhe në këtë situatë të shpërndajë miliona të tjera me tenderë korruptive që për më shumë i fsheh dhe nën siglën “sekret shtetëror”.

Të plotë e lexoni në: Gsh.al

Etiketat e lidhura

Edi PalokaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.