”Rama ka urdhëruar konfiskimin e opozitës”, Berisha flet me qytetarët: Jemi në aksion pa kthim

Këtë të shtunë, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një komunikim me qytetarët në Facebook, ku ka përsëritur sërish aksionin e deputetëve krah tij për të mos lejuar zhvillimin normal të aktivitetit të Kuvendit. Kjo sipas tij pasi kreu i qeverisë, Edi Rama, u ka mohuar të drejtat kushtetuese politike që u takojnë.

“Rama konfirmon publikisht vendosjen e diktaturës së bandave në Shqipëri përmes veprimeve të tij, konfirmon një diktator që nuk respekton ligje, votë, kushtetutë. Që ka përqendruar gjithçka në dorën e tij. Këto janë të vërteta dramatike, për çdo qytetar. Sot 43 deputetët të opozitës janë angazhuar në një betejë pa kthim në parlament, sepse Rama ka urdhëruar konfiskimin e të drejtave të tyre themelore politike”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?