FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Kampusi i Akademisë Ushtarake sipas modelit amerikan West Point, kushte optimale për gjeneratën e re të ushtarakëve

Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura po ndërtohet sipas modelit të një prej akademive më të mira në SHBA, West Point. Kryeministri Edi Rama, teksa ndau foto nga puna që kryhet për ngritjen e këtij kampusi, bën të ditur se projekti detajon ndërtimin e një kampusi modern dhe deri tani në këtë vepër janë realizuar 50% e punimeve.

“Kantieri i Kampusit të Akademisë së Forcave të Armatosura, ku janë realizuar 50% e punimeve, bazuar në projektin për ndërtimin e një kompleksi modern prej 7000 m², sipas modelit të një prej akademive më të mira në SHBA, West Point”, shkroi Rama. Sipas tij, kampusi i ri sipas standardeve më të mira të vendeve të NATO-s, do të ofrojë mjedise bashkëkohore, duke përfshirë edhe laboratorët e Qendrës së Simulimit. Kampusi i ri është i vendosur pranë “Bunk’art”, në një sipërfaqe rreth 40 mijë metra katrorë.

Kontrata parashikon që deri në mars 2025 të përfundojë faza e parë e projektit, që përfshin godinën e re të Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë si dhe mensën për studentët. Kijimi i një akademie lider në arsim, do t’u shërbejë jo vetëm Forcave të Armatosura, por edhe institucioneve të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?