FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Karrigen e Kryeministrit nuk ma dha nëna ime, as e gjeta në rrugë. Duhet të isha gjysh sot?!

Shefi i mazhorancës Edi Rama i është përgjigjur të gjithë atyre që e akuzojnë se është i lidhur me karrigen e Kryeministrit për interesa të veta. Nga Kukësi, ku ka drekuar në familjen e Sadri Gjokës, Rama thotë se detyra e kryeministrit është përgjegjësi dhe jo thjesht një post.

“Nuk do pimë alkool tani. Më mirë të jemi të kthjellët. Ja më mirë këtë pijen freskuese. Fitorja nuk na duhet për vete. Fitorja dhe humbja kalon kur je spektator po ne na duhet për të vazhduar punën që bëjmë të gjithë edhe për të përmirësuar vazhdimisht gjërat. Pasi ka shumë për të bërë akoma. Shumë njerëz bëjnë gabim që e shikojnë këtë punë si karrige. Atë nuk ma ka dhënë as nëna ime, e as e gjeta në rrugë. Kjo karrige është përgjegjësi”, – tha Rama.

BATUTAT
Rama: Sa nipa e mbesa ke?
Banori: 5 nipa e 2 mbesa
Rama: Qenke bërë gjysh herët.
Banori: Po jo herët mo burr. Jam 65 vjeç. Jemi moshë e tretë.
Rama: Domethënë edhe për nja 10 vite kështu bëhem…
Banori: Po ja është Saliu…
Rama: Po lerë, atë, ai është mosha e shtatë.
Banori: Epo ka njëfarë moshe, që bëhen gjërat.
Rama: Unë duhet të isha gjyq sot sipas teje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?