FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Kemi 38 mijë vende të lira pune!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë me problemin e punësimit. Në rrjetet sociale, Rama sjell shembullin e një qytetareje, e cila sipas tij, është punësuar përmes Zyrave të Punës.

Referuar 1 Majit, që shënon dhe ditën e punëtorëre, kryeministri ka zbuluar numrin e të punësuarve në këto tre vite, duke shtuar se 38 mijë vende pune janë të lira.

“MIRËMËNGJES ? dhe ju uroj 1 Maj të mbarë me këtë imazh të kësaj menaxhereje punësuar në një nga hotelet më të mira në Tiranë përmes Zyrave të Punës. Iden Petraj besoi tek Shërbimi ynë Kombëtar i Punësimit ku aplikoi dhe mori ofertën e përshtatshme vetëm një javë më pas. Në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 punëkërkues vetëm nga zyrat e punës, ndërkohë që aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion. Por shumë më shumë mbetet ende për tu bërë për punësimin. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam ???? me #Shtet?#Punë?#Mirëqenie?”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?