Rama kërcënon mësuesit e infermierët: Vota të mos shkojë në drejtim të paditur (VIDEO)

Kur edhe dy javë na ndajnë nga 25 prilli, kryeministri Edi Rama ka ”kërcënuar” mësuesit dhe infermierët që të mbrojnë pozicionin e tyre me votë, që të mos përfundojnë në drejtim të paditur.

”Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre, me votën në drejtim të paditur përfundon në drejtim të paditur çdo gjë, edhe puna e tyre, se e fillojnë prapë ata se nuk dinë gjë tjetër”,-thotë hapur Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit është një këmbanë alarmi që tregon më 25 prill nuk do të kemi zgjedhje të lira.

Biseda e Ramës me kandidaten për deputete të PS, Milva Ekonomin

Rama: Po eci nëpër pyje në një rrugë Leskovik, se do shkoj në Përmet, një natyrë fantastike po këtu ka rënë errësira dhe nuk duket më asgjë, ndaj thashë të bëj disa telefonata. Si duket situata atje në Durrësin tim të dashur?

Ekonomi: Unë jam aktualisht në Krujë, isha në Krujë sot, dje isha në Durrës. Në fakt, duket shumë mirë, ka shumë entuziazëm, sidomos tek pjesa e të rinjve që kanë hyrë në punë nëpërmjet meritokracisë me portalet tona, mësuesit dhe infermierët për Shqipërinë.

Rama: Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre se me votën në drejtim të paditur, përfundon në drejtim të paditur çdo gjë këtu në këtë vend, plus edhe puna e tyre se fillon nga e para.

Ekonomi: Edhe ata e kishin parasysh këtë gjë se kishin vuajtur gjatë për ta fituar vendin edhe pse kishin dalë mirë me rezultate.

SHKARKO APP