Rama kërkon votat e diasporës, detaje nga takimi me drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët
Ka përfunduar mbledhja që kryesocialisti Edi Rama mbajti në Pallatin e Kongreseve me drejtuesit politikë të qarqeve të PS si dhe kryebashkiakët e majtë të vendit. Takimi nisi prej orës 14:00 dhe përfundoi rreth orës 15:20. Mësohet se Rama gjatë fjalës së tij u përqëndrua tek vota e diasporës.
Ai kërkon angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për të maksimizuar pjesëmarrjen e emigrantëve në zgjedhje. Ky takim u bë në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Rama ka shprehur synimin e 1 milionë votave në favor të PS në zgjedhjet e përgjithshme. “Fusha është e hapur dhe e gjithë partia e PS duhet të jetë në sulm. Diaspora hambar votash, PS duhet t’i maksimizojë”, mësohet të ketë thënë ai. Synimi i kryeministrit është jo vetëm për të fituar dhe siguruar mandatin e katërt, por për të siguruar edhe një rezultat të thellë dhe diferencë nga zgjedhjet e kaluara.
EMRAT E DREJTUESVE TË PS NË QARQE
Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës- Emirjana Sako
Shkodër- Benet Beci
Lezhë- Ulsi Manja
Kukës- Pandeli Majko
Dibër- Blendi Gonxhe
Elbasan- Arbian Mazniku
Fier- Belinda Balluku
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Mirela Kumbaro
Berat- Ervin Demo
Vlorë- Bledi Cuçi
Drejtues politik për Diasporën- Taulant Balla