Rama kritik ndaj Brukselit, Spahiu: Njësoj si etërit politikë, në dëshpërim nga humbja më 25 prill

Takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me Komisioneren e Bashkimit Europian, krijoi një atmosferë jo pak të tensionuar në arenën politike. Për kreun e LSI-së në Tiranë, Përparim Spahiu, ”ankesa” e kryeministrit Edi Rama në Bruksel, se komisionerja po ndërhyn në fushatën zgjedhore, tregon se kreu i qeverisë është i dëshpëruar nga humbja më 25 prill. ”Njësoj si etërit politikë akuzonin armiqtë e jashtëm për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit monist, edhe bijtë ja vënë fajin Europës për dështimet e tyre. Nuk është faji i Brukselit që qeverisja që po rrokulliset nuk ka asnjë bilanc konkret, por tenton të hyjë në garën politike me fushatë negative dhe shpifje për opozitën”,-shkruan Spahiu në facebook.

Postimi i plotë

Turravrapi kritikues i KM ndaj komisioneres së Bashkimit Europian për arsimin, është episodi i fundit qesharak që vjen si pasojë e dëshpërimit për humbjen e pritshme të 25 prillit.

Njësoj si etërit politikë akuzonin armiqtë e jashtëm për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit monist, edhe bijtë ja vënë fajin Europës për dështimet e tyre.

Nuk është faji i Brukselit që qeverisja që po rrokulliset nuk ka asnjë bilanc konkret, por tenton të hyjë në garën politike me fushatë negative dhe shpifje për opozitën.

25 prilli është referendum edhe për t’i kthyer dinjitetin shtetit, për të rivendosur marrëdhënien e thyer me Bashkimin Europian nga keqqeverisja dhe për të ecur të sigurt në rrugën e anëtarësimit final në BE.

SHKARKO APP