Rama: Kryeqyteti është krenaria jonë. Në 11 maj marrim më e pakta do të marrim 78 mandate

Kryesocialisti Edi Rama mbajti një fjalim në fushatën përmbyllëse në Parkun Olimpik ku pjesëmarrje ishte masive, siç edhe në rrjetin social Facebook të Ramës, ku u ndoq nga mbi 32 mijë njerëz. Rama tha se PS synon në Tiranë të paktën 20 mandate nga 18 që ka aktualisht.

Në nisje të fjalës, Rama përmendi të gjitha qarqet, por jo Tiranën, për të cilën foli në vijim të fjalës së tij. Nga ana tjetër, Rama tha se nuk e harroi Tiranën e lënduar nga ngjarja e fundit. Duket se kryesocialisti i referohet arrestimit të Erion Veliajt, ndonëse nuk e përmendi me emër.

”Është njësoj si ta shohësh krahët drejtësisë të brejtura nga minjtë e kënetës, njësoj si t’ia presësh këtij shteti këmbët dhe ta rrokullisësh kovë pusi teposhtë. Po Tiranën e lënduar nga ngjarja e fundit, e harrova vallë që nuk e rendita në listën e qarqeve me mandatet e tyre. Nuk e harrova natyrisht, po pse e lashë jashtë listës së mësipërme ndërkohë që brenda nesh debati lidhur me sondazhet, lidhur me të dhënat nga terreni është se në Tiranë do marrim 1 ose dy plus, duke shkuar nga 18 në 20.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e harrova por e lashë veç, sepse Tirana ha bukë veç, është jo vetëm kryeqytet dhe qarku më i madh, po është edhe krenaria jonë me madhe, jo si qytetarë, por si shpëtimtarët e saj, i kemi dhënë këtij qyteti të mbytur në llumi i kënetës, sharmin e pamohueshëm të Europës”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu Rama shprehu bindjen se në zgjedhjet e 11 majit PS do të marrë më e pakta 78 mandate. ”Mandati i 9 i Elbasanit na shpëtoi për një fije para 4 vitesh, prandaj nëse zgjedhësit atje nuk do ta marrin vesh deri të dielën, se dhe Formula 1 do ta sjellim në Elbasan, pasardhësi i Luçiano “fake” Pavarotit, Ludovik bej Alizoti, atëherë edhe një plus në Elbasan hyjnë pa asnjë zor të minimumin tonë të 11 majit.

Nëse fierakët nuk do ia dinë për nder kënetës që i shpëtoi nga kanceri i gjanëzës, Gazi nuk ka asnjë shans që të ndalojë mandatin e 10-të të kthyer. Në Berat, Korçë, Gjirokastër, nuk i lëviz topi mandatet tona, në Vlorë jo e jo, ku mund dhe t’a marim të 9-in, por prapë i 9-ti i Vlorës s’na hyn te minimumi, se minimumet tona janë 100% të sigurta. Prandaj të 4 plus që na çon në 78 minimumi, ne do ta marrim në dorë”,-tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?