Rama kthehet nga Samiti i NATO-s: Vij në Atdhe me dy lajme të mira (FOTO)

Samiti i NATO-s në Madrid është padyshim një sukses për kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë thotë se vjen në Shqipëri me dy lajme të mira, atë të kontributit shqiptar në aleancën e NATO-s dhe zgjidhjen e ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE.

“Për në Atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

Insistimi dhe takimet e kryeministrit në lidhje me hapjen e konferencës së parë te BE-Shqipëri mbeten një sukses personal i Edi Ramës.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla foli sot në Parlament për një dakordësi mes 27 vendeve anëtare të BE-së për të mbajtur javën e ardhshme konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

SHKARKO APP