Rama kundër BE? Gjekmarkaj: I duhur! Sulmi terrorist në veri, tregoi se Kurti kishte të drejtë
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj thotë se ndryshimi i kursit të Shqipërisë në raport me BE-në sa i përket sulmit terrorist në veri të Kosovës, është i vonuar, por thekson se më mirë vonë se kurrë. Gjekmarkaj tha se qeveria shqiptare nuk ka bërë detyrën e saj në raport me Kosovën.
“Më duket një reflektim i vonë, por më mirë vonë se kurrë. Kjo qeveri ka pasur një problem thelbësor me Kosovës, ka tentuar të sillet me një patetikë të lartë, duke u sjellë kështu ne e kemi cenuar pavarësinë dhe integritetin e Kosovës. Ne kemi detyrimin të jemi ndihmuar, të rakorduar dhe që të përballojmë së bashku të gjitha sfidat, në ketë punë nuk e kemi bërë mirë”, tha Gjekmarkaj.
Situata në veri për të është tregues se kryeministri Albin Kurti ka pasur të drejtë. “Ky është një ndryshim kursi dhe nga presioni i brendshëm dhe dinamikat e ngjarjes, që u ranë të drejtë Kurtit për disa sjellje që është kritikuar shumë në Shqipëri dhe në Kosovë. Mënyra se si e administroi këtë ngjarje e spostuan të drejtën mjaft afër Kurtit”, tha në A2 CNN.