Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 08:01 Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale Japonia synon të bëhet fuqia e tretë botërore në inteligjencën artificiale, pas SHBA-së dhe Kinës, sipas një drafti të politikave të sigurisë ekonomike që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama kundër biznesit të madh: Shisni vilat dhe paguani dritat. Humbjen tuaj nuk e llogaris

Politikë E premte, 10 Prill 2020 07:58
Rama kundër biznesit të madh: Shisni vilat dhe paguani dritat. Humbjen tuaj nuk e llogaris
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një kohë që ekonomia në vend është drejt kolapsit, një muaj që pas masave të forta të marra nga qeveria që kanë prekur çdo individ apo çdo biznes, kryeministri Edi Rama nuk mbështet biznesin e madh. Në një kohë që ndihma për t’u ringritur kërkohet nga të gjitha, Rama hodhi poshtë kërkesat për përballizimin e krizës aktuale të shkaktuar nga Covid-19. I ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Open” në TCH, kreu i qeverisë këshilloi biznesmenët që të shesin vilat dhe jahtet dhe të paguajnë dritat, duke e konsideruar një një kërkesë të paimagjinueshme. Nga ana tjetër, Rama tha se lufta nuk vjen për të gëzuar askënd dhe se të gjithë duhet të sakrifikojnë për ta përballuar këtë situatë.

Deklarata e plotë

Kam dëgjuar që dalin në Tv dhe ankohen se nuk po dialogojmë dhe nuk po dëgjohen. Kam një dokument të tërë për të gjitha konsultat nga ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, që përfaqëson mua në të gjitha takimet me dhoma, bashkime prodhues, me konfindustri, me dhomë ndërkombëtare tregtie, këshilla biznesit. Janë të gjitha çfarë kanë kërkuar të rreshtuara me problematika, kërkesa, vështirësi, të gjitha. Ne, vërtetë që nuk kemi organizuar tryeza në distancë jo sociale, nuk kemi hapur diskutime siç jemi mësuar të bëjmë më parë, por ndryshe nga më parë, si asnjëherë më parë, i kemi marrë për shkak të mungesës së mundësisë për t’u ulur, të gjitha dhe i kemi studiuar një për një.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dua t’i siguroj që të gjithë që kemi analizuar çdo kërkesë. Lufta nuk vjen për të gëzuar askënd. Vjen për t’i krijuar halle të gjithëve. E kuptoj shumë mirë hallin e të gjithë kompanive dhe sipërmarrësve, por duhet ta ndajmë mendjen mirë që Covidi nuk është Sudja. Nuk ka ardhur me thasë me para për të bërë të mundur që dhimbjet e tyre t’i bëjnë ilaçe për t’i hequr dhimbjet komplet atyre me paratë e popullit shqiptar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo nuk ka për të ndodhur. Do të bëjmë maksimumin. Edhe ai që merr dyfishin e ndihmës ekonomike, prapë se prapë nuk është pa hall. E ka hallin por edhe ai bën diçka. Edhe ai pensionisti që merr një pension pak më të madh, por aspak shumë të madh, edhe ai bën pjesën e vet. Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë dhe këta pasanikët e Shqipërisë duhet të bëjnë pjesën e tyre dhe nuk duhet të vijnë me kërkesa absurde, të cilat janë absolutisht jo të pa përbushura, por janë të pamoralshme në një kohë kur populli shqiptar është mbyllur brenda dhe kur problemi i qeverisë dhe i këtyre të pasurve është që të mos lëmë asnjë nga ata që rrogën e kanë ekzistencë në ankthin që nuk kanë rrogë.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Që kanë nevojë të kalojnë këto 40 ditë shumë kritike. Sjellin kërkesë të mos paguajnë drita. E kuptoni ju? Biznesi i madh të mos paguaj drita. Kur invalidët e Shqipërisë janë paguesit më të rregullt të dritave, ç’do me thënë kjo që pasanikët të mos paguajnë drita?! Kjo është e pa imagjinueshme. Po të marrim të gjitha kërkesat që kanë bërë këta, dua t’ju them që kjo është luftë dhe kjo nuk është një kohë që ka ardhur që ju të suleni mbi arkën e shtetit dhe të garantoheni për të marrë edhe fitimin tuaj të munguar. Ju do humbni nga lufta, kjo nuk diskutohet. Humbja juaj është e fundit fare po të llogarisim se sa shumë humbje ka për ata që janë në pikë të hallit.

Po të plotësojmë të gjitha kërkesat e tyre, fatura e tyre është që të heqim të gjithë buxhetin e pensioneve. Dhe t’u themi pensionistëve që ju mbrojtëm nga Covidi por nuk ju mbrojmë dot më, sepse kemi të pasurit e Shqipërisë që i kanë harruar dhimbjet. Se në fakt, ata vijnë nga asgjëja. Gjithmonë i kam vlerësuar dhe jam prapë unë që ju them; kjo nuk ka shans!

Në sytë e mi dhe në sytë tanë janë familjet që jetojnë me një pagë dhe jo ju që mund të keni dhimbje që nuk do t’i bëni pushimet nëpër botë siç i keni planifikuar. Është koha për të zbuluar Shqipërinë. Ju jeni të parët të prenotoni pushimet në Shqipëri. Jeni taksapagues të mëdhenj se fitoni më shumë se të tjerët dhe paguani 15% të shumë gjërave që fitoni. Tani nuk po u thotë njeri të paguani më shumë, por të flisni më pak. Të mos paguani ju drita, TVSh, ato që janë paratë që mbajnë luftë, kjo pastaj është tradhti. Pavarësisht masave ekstreme për periudhën e epidemisë, nuk e kemi në plan të kthejmë diktaturën.

Mos të më thonë më tv që nuk na ka dëgjuar njeri. Të jeni të bindur që çdo gjë të arsyeshme për t’ju mbështetur, por një gjë është batha që qeveria dhe ju nuk duhet të lëmë njeri në regjistrin tuaj pa marrë atë për të përballuar këtë luftë. Janë 40 ditë finale. Punonjësve nuk mund t’u thoni ik në shtëpi dhe nuk duam të paguajmë dot. E di që nuk i mbajnë dot të gjithë për këtë do të ndërhyjmë ne dhe ata që i keni hequr nga lufta do t’i kthejmë në punë. Mos u bëni dritëshkurtër. Të luftojmë këto 40 ditë që këta njerëz të flenë të qetë. Vërtetë i paguani, po ata nuk janë skllevërit tuaj, por punonjësit e suksesit tuaj dhe të mos shkojmë tek kërkesa surrealiste për të mos paguar dritat. Shisni jahte, apo vilën e tretë apo të katërt për të paguar dritat.

Etiketat e lidhura

biznesi madhedi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale
Para 19 minutash

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 10 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 11 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 15 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.