FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Mbi 81 mijë qytetarë të përfshirë te Këshillimi Kombëtar

Numri i qytetarëve që marrin pjesë në Këshillimin Kombëtar, rritet çdo ditë. Mbi 81 mijë qytetarë kanë plotësuar deri më tani pyetësorin.

“81,295 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës https://keshillimikombetar.al dhe mbi 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësua! Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Kreu i qeverisë ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë plotësuar formularin dhe ka dhënë garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Le të dëgjojmë njëri-tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?