Rama mbledh deputetët e PS në Elbasan, çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama mbledh sot deputetët e Partisë Socialiste në Elbasan.

Mësohet se deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit.

Takimi gjithashtu do të fokusohet te strategjia e komunikimit dhe marrëdhënies me qytetarin.

Po ashtu si porosia për ministrat, edhe deputetët duhet të fokusohen në komunikimin e tyre me qytetarin përballë por edhe përmes rrjeteve sociale.

Një çështje e rëndësishme diskutimi në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS është edhe integrimi i Shqipërisë.

 

SHKARKO APP