Rama mbledh Kryesinë e PS, zbulohet fokusi i diskutimit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste. Bëhet me dije se mbledhja ka në fokus zgjedhjet e majit 2025.

Ndërkohë mësohet se në këtë mbledhje pritet që të zyrtarizohet emri i Bledi Klosit si drejtues politik i qarkut të Dibrës në vend të Blendi Gonxhja. Ministri Blendi Gonxhja është larguar nga ky pozicion për të drejtuar fushatën në zonën e Kombinatit në Tiranë.

SHKARKO APP