Rama mbledh qeverinë dhe kryebashkiakët në Himarë
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Himarën, e sapofituar nga socialistët në zgjedhjet e parakohshme lokale të 4 Gushtit me kandidatin Vangjel Tavo, për të mbajtur mbledhjen e radhës të Qeverisë së tij dhe jo vetëm. Ky takim do mbahet më 28-29 Gusht dhe në të do marrin pjesë përveç ministrave, edhe kryebashkiakët.
Mbledhja do të jetë për një analizë të punës së bërë deri më tani, por edhe për t’u vendosur objektivat e radhës në nisje të sesionit parlamentar, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët më datë 28-29 gusht. Në takim pritet të jenë të gjithë kryebashkiakët, përfshi edhe ata të opozitës.
Mbledhja mund të mbahet në godinën e Bashkisë së Himarës në sallën e rinovuar, por duke konsideruar ende edhe mundësinë e mbajtjes së mbledhjes në një prej hoteleve apo resorteve të zonës.