Rama mbledh qeverinë të dielën në Dajt
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë të dielën në Dajt, në një analizë pune përpara nisjes së sezonit të ri politik.
Mbledhja do të zhvillohet tek vila qeveritare në Dajt duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 18:00 e datës 1 shtator.
Secili prej ministrave do të prezantojë objektivat e punës për sezonin e ri në dikasterin që mbulon.
Një ditë më pas në 2 shtator, do të nisë jeta parlamentare, me seancën e parë do të mbahet për sesonin e ri parlamentar pasditen e së hënës.
Ndërkohë, më 8 shtator Edi Rama do të mbledhë strukturat e partisë, e saktësisht Asamblenë e dalë nga kongresi i 28 korrikut. Asambleja e re do të mblidhet në Durrës dhe do të zgjedhë kryesinë. Po në këtë mbledhje do të zgjidhet edhe sekretariati i ri i Përgjithshëm i PS.
KOHA JONË SONDAZH

