Rama mbledh sot online Asamblenë e PS, në selinë rozë vetëm drejtuesit politikë të qarqeve
Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sërish anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS. Takimi do të zhvillohet online, ndërsa do të diskutohen çështje organizative të partisë.
Ndërkohë, mësohet se krahas zhvillimit të mbledhjes online, në selinë e PS do mblidhen edhe drejtuesit politikë të qarqeve.
“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.
KOHA JONË SONDAZH

