Partia Socialiste mbledh ditën e shtunë Asamblenë Kombëtare në Durrës, riorganizimi dhe mesazhet e Ramës

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të kryesojë punimet e Asamblesë Kombëtare këtë të shtunë, më 21 mars. Ky takim, i cili do të mbahet në qytetin e Durrësit duke nisur nga ora 10:00, shënon një moment kyç në kalendarin politik të mazhorancës.

Vendimi për thirrjen e këtij forumi të lartë u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë më 11 mars. Ky hap vjen pas një muaji intensiv aktiviteti brenda kampit rozë, ku fokus i veçantë i është kushtuar, analizës së strukturave organizative në terren, ristrukturimit të degëve lokale, përgatitjes për procesin zgjedhor të brendshëm, i cili zhvillohet çdo dy vite.

Çfarë pritet të ndodhë?
Asambleja pritet të jetë një platformë ku do të diskutohet mbi ecurinë e procesit të riorganizimit “nga qendra në bazë”. Sipas burimeve, fokusi do të jetë te zgjedhjet e reja. Vlerësimi i mandateve të drejtuesve aktualë dhe hapja e rrugës për prurje të reja në strukturat drejtuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalimi i Edi Ramës pritet të shënjestrojë jo vetëm objektivat organizative të PS-së, por edhe sfidat qeverisëse dhe klimën aktuale politike në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu si në mbledhjet e rëndësishme paraardhëse, fjala e kryetarit Rama do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat sociale dhe mediat audiovizive (RTSH).

Ky proces riorganizimi vjen në një periudhë ku Partia Socialiste kërkon të testojë “makinerinë” e saj elektorale dhe të forcojë kohezionin e brendshëm përpara sfidave të ardhshme politike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?