Rama: Me Metën debate, por jo konflikte. Nuk e dija që do kisha kaq pak probleme me LSI
I pyetur se si janë raportet me Ilir Metën kryeministri Rama u shpreh në emisionin "Opinion"se raportet janë normale. Madje shtoi se ishin më të mira se sa kishte pritur.
“Kur unë kam marrë nisëm për këtë partneritet nuk kam menduar që ne do të kishim kaq pak probleme me njëri-tjetrin”. Rama tha se kishte zero konflikte me Metën.
Në lidhje me akuzat e PD-së në lidhje me ministrin Tahiri dhe makinën e tij të përfshirë në trafik droge, ku midis akuzuesve ishte edhe deputeti Arben Ristani, Rama tha se Ristanin duhet ta dëgjosh nga ora 10.00 deri në 10 30, kohën kur fillon dopingun.
Lidhur me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzonte për shkelje ministrin Gjiknuri, Rama tha se ky është hartim politik dhe nuk është raport auditimi që të vërtetojë shkeljet që ka bërë qeveria. “Ky dokument ka demaskuar KLSH-në. Sa për CEZ negociata kanë qenë të shkëlqyera. Pasi Cez mund të merrte 800 milion euro”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

