Rama me të rinjtë e Kukësit: Do marrim përsipër të përfaqësojmë edhe PD në zgjedhje
E duke u ndalur tek aktualiteti politik, Rama i dha një tjetër mesazh kryedemokratit Basha, kur us shpreh se: “Do marrim përsipër të përfaqësojmë edhe PD në zgjedhje”.
“Opozita është ngujuar në çadër sepse ka frikë nga drejtësia. Dhe frika është këshilltari me i keq. Politikanë që ngujohen se kanë frikë të përballen me drejtësinë nuk i duhen dreqit, e jo më popullit. Nëse PD nuk vjen në zgjedhje ne do të marrim përsipër barrën që t’i përfaqësojmë edhe ata. PD mori vijimësisht një besim të madh me votë këtu në Kukës dhe Tropojë, por u desh që të vinte PS që të bëhen 1100 legalizime. Ne nuk i pamë shtëpitë e prindërve tuaj, sipas ngjyrave, por i pamë të gjithë njësoj”,- shtoi Rama.
Ndërsa, drejtori i fushatës së qarkut Kukës, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në fjalën e tij përmendi ndryshimet në infrastrukturë në Krumë, Bajram Curri, Kukës etj.

Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali iu bëri të ditur të rinjve të Kukësit se më 18 qershor kanë për të bërë betejën e jetës.

“Edi Rama është lideri jonë e ka treguar me vepra vendosmëri dhe energji që sado të jenë kundërshtarët e Shqipërisë ai e do Shqipërinë si gjithë Evropa, ne nuk kthehemi mbrapa, do vazhdojmë para për më shumë punë, për më shumë mirëqenie. Mos lejoni askënd t’ju thotë se Shqipëria nuk bëhet, do bëhet për inat të atyre që nuk e duan, dhe për kënaqësinë tonë që e duam me gjithë shpirt”,- tha ajo.

Një i ri nga Kukësi që mori fjalën në nisje të takimit sfidoi të rinjtë e Durrësit që i dhuruan kryeministrit dje një shall të Juventusit, kurse ai zbuloi dhuratën e kuksianëve për të parin e qeverisë. “Durrësi i bëri dhuratë një shall me Juventusin, ne nuk do i bëjmë dhuratë as shall me Barcelonën, as me Juventusin, ne do i bëjmë dhuratë një mandat të dytë”,- tha i riu.
KOHA JONË SONDAZH

