FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama, Meloni dhe Sunak takohen sot në Romë

Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të takohen sot në Romë të Italisë. Lajmi është bërë me dije nga mediet e huaja.

Takimi do të zhvillohet sot në rezidencën e kryeministres italiane dhe në fokus të diskutimeve do të jetë emigracioni i paligjshëm. Zyra e Sunak tha se takimi do të “përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”.

Si Meloni ashtu dhe Sunak kanë marrëveshje me Shqipërinë në përpjekje për të adresuar emigracionin e paligjshëm. Sipas marrëveshjes me Britaninë, të nënshkruar një vit më parë, shqiptarët që mbërrijnë me gomone përtej Kanalit mund të kthehen menjëherë. Pothuajse një e treta e të gjithë atyre që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone në vitin 2022 ishin shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?