Rama merr dozën e dytë të vaksinës antiCOVID

Ka nisur procesi i vaksinimit me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19. Kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e Spitalit Infektiv Najada Çomo janë të parët.
Ndërkohë para nisjes së procedurës, Rama është pyetur nga infermieret nëse ka pasur ndonjë shqetësim apo efekt negativ nga vaksina e parë dhe është përgjigjur “zero”.

“#ShqipëriaBuzëqesh🌼
Stadiumi Air Albania – Cikli i dytë i vaksinimit për mjekët e infermierët e vijës së parë🧪
Nis edhe cikli i parë për mbi 1000 të tjerë me dozat e reja, ndërkohë që në bazë të kontratës me Pfizer parashikohet nisja e vaksinimit brenda shkurtit për mijëra bluza të bardha😍
#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama në “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?