Rama merr pjesë në samitin e Ohrit, zbardhet axhenda e takimeve

Ashtu siç ishte përcaktuar, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë në Ohër, ku do të marrë pjesë në samitin për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian. Siç bën me dije zyra e shtypit pranë Kryeministrisë, kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar me këtë rast nga Presidenti Pendarovski.

Ndërkohë, ditën e diel do të mbahet Samiti, i cili do të pasohet nga konferenca për shtyp në orën 12.00. Kujtojmë se në samit do të marrë pjesë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit konfirmoi praninë e tij në samit pas një telefonate që kishte bërë me Ramën dhe kryeministrin ende në detyrë të Maqedonisë, Zoran Zaev. Të tre këta lider kanë ngritur idenë e krijimit të ‘Shengenit të Ballkanit’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?