Rama, mesazh opozitës duke cituar DASH

Kryeministri Edi Rama i ka vazhduar edhe sot përpjekjet e tij për të detyruar opozitën të heqë dorë nga protesta dhe të marrë pjesë në zgjedhje pa kushte, duke komentuar deklaratën e fundit të DASH me një shënim, të cilin e ka titulluar vetë “Kush gënjen”.

“Departamenti i Shtetit, – shkruan Rama në Fb, – kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.  Ja edhe njoftimi i plotë, publikuar në faqen zyrtare të DASH, – citon Kryeministri: –  “Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe rajonin. Nënsekretari rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?