Rama mëson edhe boksin, ”stërvitet” nga Florian Marku (FOTO)

Kryeministri Rama sot ka pritur vetëm kampionët e Shqipërisë. Pas Luiza Gegës, ishte radha e boksierit Florian Marku. Boksieri i njohur i bëri dhuratë kryeministrit një palë doreza boksi dhe i mësoi disa teknika për gjuajtje.

Pas kësaj vlonin memet në rrjetet sociale ku thuhej se “edhe kjo na duhej të mësonte boksin dhe nuk ikën më nga pushteti” ose “Likës-mundës ia del me një grusht tip Florian Marku”.

Ndërkohë Florian Marku do të ndeshet ditën e enjte në Air Albania ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez.

Swiss Digital Desktop Reklama

”I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC”,shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?