FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Meta është kandidatura më me PD-në, pa qënë i PD-së

Kryeminsitri, Edi Rama deklaroi të premten nga Kamza se Partia Socialiste do të votojë sot Ilir Metën, President të Republikës, i cili tha se ai është kandidatura më me Partinë Demokratike, por pa qenë brenda saj.

Nga Kamza ku shpërndau mbi 5 mijë lejë legalizimi, Rama tha se Meta është kandidatura më me PD-në, pa qënë i PD-së. As PD nuk gjente dot një figurë të tillë që ta votonim ne.

“Edhe për të votuar presidentin për llogari të Partisë Demokratike do të votojmë ne”, deklaroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët duke folur në ceremoninë për shpërndarjen e lejeve të legalizimit në Bashkinë e Kamzës, në Tiranë, Rama tha se në këtë bashki, në një periudhe kohe prej 7 vitesh, prej 2006-2013 janë bërë gjithsej 538 legalizime “, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, rreth 80 % e legalizimeve janë biznese të vendosura në pika nevralgjike për qytetet e zonat e banuara e tani janë pronë private.

“Nga viti 2014-2017 kemi dhënë 5449 legalizime. Në më pak se gjysmën e kohës së qeverisjes së djathtë kemi bërë 10 fishin e punës së tyre”, deklaroi Kryeministri. Po ashtu ai informoi se 97 % e tyre janë shtëpi banimi.

Kryeministri siguroi se shumë shpejt do të përfundojë legalizimi i të gjithë tempujve fetarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?