Rama-Meta, njësi kordinimi si negocues për PS-LSI
Nga Muhamed Veliu, TCH.
Intensifikimi i mirëfunksionimit të koalicionit dhe padyshim korrigimi i gabimeve të deritanishme të qeverisjes së majtë gjatë këtyre më shumë se dy vite në pushtet, krahas reformës në drejtësi, përfshi dekriminalizimin, ishin çështjet e diskutuara nga Edi Rama dhe Ilir Meta në një takim 100 minutësh, në rezidencën qeveritare në Tiranë. Rama dhe Meta ishin të shoqëruar nga ministrant Saimir Tahiri dhe Nasip Naco, përfshi Gramoz Ruçin Fatmir Xhafajn, Petrit Vasilin dhe nënkryetarin e LSIs Ylli Manjani, si dhe sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaci. TopChannel nga një burim brenda mbledhjes ka mësuar se Edi Rama dhe Ilir Meta janë dakortësuar për krijimin e një njësie koordinimi të koalicionit, me qëllim rritjen e nivelit të bashkëpunimit në funksion të reformave të maxhorancës, përfshi edhe çështje të tjera. Kjo mbledhje ka prodhuar vetëm dakortësinë e aleatëve të kooalicionit qeveriës Rama dhe Meta, por nuk është vendosur ende se kush do ta drejtojë këtë njësi. Pikërisht kjo inisiativë ka kërkuar një format ndryshe nga takimet kokë më kokë RamaMeta. Gjithashtu, TopChannel ka mësuar se ajo që ka marrë shumicën e kohës në diskutimet mes aleateve, ka qenë reforma në drejtësi dhe cështja e dekriminalizimit. Lidhur me reformën në drejtësi, nga Partia Socialiste është kërkuar që koalicioni të dalë me një qëndrim, ndërsa LSI ka kërkuar që të ketë diskutime, dhe përse jo edhe korrigjime. Për këtë arsye është folur për nevojën e një debati publik, i cili duhet të orientohet nga ceshtje konkrete qe prekin qytetarët.
Në të njëjtën kohë, reforma prek edhe ndryshimet kushtetuese, prandaj nevojitet që të ketë një qasje për konsensus edhe me opozitën dhe shqyrtim serioz të propozimeve të saj për reformën. Burimet i thanë Top Channel se takimi ishte i nevojshëm, ndërsa atmosferën e dy liderëve, Rama-Meta mjaft konstruktive
KOHA JONË SONDAZH

