Rama: Metën do ta rizgjidhja President. Nuk u besoj akuzave të Llallës

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot letrën që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka dërguar në Kongresin e SHBA ku shprehte rezerva për ambasadorin Donald Lu dhe përmendte kreun e shtetit Ilir Meta.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ilir Metën do ta votonte sërish për President, nëse do ti jepej mundësia.

Kreu i qeverisë shtoi se nuk i beson letrës së Adriatik Llallës drejtuar Kongresit Amerikan se Donald Lu i kërkoi arrestimin e Ilir Metës në vitin 2015. “Mes këtyre që shqiptarëve që përmendët dhe amerikanit, unë besoj amerikanin” u shpreh Rama në intervistën “TV Klan”.

I pyetur për deklaratën e Berishës se Romana Vllahutin i kërkoi Adriatik Llallës, arrestimin e tij, Rama u shpreh: “Mes gjithë këtyre shqiptarëve që përmendët dhe kroatëve, unë besoj kroatin”.

Me sa duket kryeministri Rama mbetet i qartë se me Ilir Metën ka disa borxhe, pasi i ka rënë qafë kot së koti, ndërkohë që ai vazhdon detyrën kushtetuese në mënyrë korrekte.

VIDEO/PJESË NGA INTERVISTA E EDI RAMËS 

SHKARKO APP