Rama: Moralisht dhe ligjërisht, Fatmir Xhafaj s’ka pse përgjigjet
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Edi Rama u tregua mjaft i ashpër ndaj opozitës, ku tha se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk ka pse të përgjigjet as ligjërisht dhe as moralisht, pasi akuzat nuk vijnë nga organet e drejtësisë. Edi Rama e ka cilësuar si maskaradë të mirëfilltë destabilizuese, akuzat e PD-së ndaj ministrit Fatmir Xhafaj.
“Në mbrojtje të pikërisht të drejtës tonë kushtetuese për të refuzuar një padrejtësi që Kushtetuta na e njeh mundësinë ta gjykojmë kur prokuroria vjen këtu në Parlament. Për ta mbyllur këtë pjesë nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve po jo t’i kërcasim dhëmbët orgneve të drejtësisë kur secili prej ne vihet në akuzë prej tyre. Akuzat sot ndaj minsitrit të Brendshëm nuk vijnë nga organi i drejtësisë, dhe nuk kanë lidhje me të drjetën si vlerë po as mund të neglizhohen si shumë e për lumë, akuza që na bëhen përditë dhe as mund të lihen vetëm me sqarimet e radhës. Sepse tanimë në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret për të cilin dikush do të përgjigjet, jo me fjalë por me burg. Do ta shpjegoj pse. Ministri i Brendshëm nuk do të përgjigijet, as ligjërisht as moralisht”, tha Rama.
Vulëhumbur pa atdhe, dhe të çoroditur nga frika e drejtësisë i quajti Rama opozitën. “U them të gjithë atyre që unë mendoj shumë më ndryshe se ata, dhe pse pa dyshim e respektoj plotësisht shqetësimin e tyre që lidhet me bindjen legjitime tek shumë qytetarë të këtij vendi se drejtësia nuk mund të bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë, ndërkohë që ujqve të pyllit të padrejtësive jo vetëm nuk u ka hyrë gjë në këmbë, po duhet tu dëgjojmë përditë ulërimën duke kërkuar koka ndër ne. Ne nuk jemi si ata, dhe nuk duhet të bëhemi si ata. Ne nuk jemi të rënë nga qielli, engjëj jo e jo”, tha Rama.