Rama mund t’i ofrojë kompromis opozitës zhvillimin e parakohshëm të zgjedhjeve vendore

Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike i tha BIRN se “Mazhoranca u konfirmua, por vijimi i pushtetit nuk do të thotë mundësi për ndryshime. Për PS, mandati i tretë është i njëjtë me mandatin e dytë, ndërkohë që reformat e mëdha dhe sfidat e shumta të Shqipërisë kërkojnë mazhorancë më të gjerë dhe më solide,” tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, oferta e vetme që PS mund të bëjë është përafrimi i zgjedhjeve lokale, në mënyrë që opozita të përfaqësohet në sistem dhe sistemi të ketë më shumë legjitimitet, sidomos në nivelin lokal.

Megjithatë, ai parashikon se konflikti politik do të jetë i lartë edhe në katër vitet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndarja e thellë politike në shoqëri dhe ligjërimi negativ elektoral pamundëson gjetjen e pikave të bashkëpunimit midis qeverisë dhe opozitës, për pasojë, hendeku do të mbetet i njëjtë dhe konflikti politik do vijojë të jetë permanent,” përfundoi Krasniqi

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?