Rama ndan foto të publikuara nga “Wanderlust”: Turizëm mes traditës, shijes dhe diversitetit kulturor
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga një artikull i medias “Wanderlust” e cila publikon të dhëna në lidhje me destinacione turistike.
“Shqipëria përmes përvojave të komuniteteve lokale që ruajnë dhe trashëgojnë larminë e traditave, shijeve, festave, diversitetit kulturor dhe një mënyrë të jetuari plot gjallëri e harmoni, rrëfehen në median e udhëtimeve “Ëanderlust” si një mundësi e jashtëzakonshme turizmi dhe arsye e fortë për ta vizituar e për të prekur shpirtin e saj përtej plazheve, detit e rërës”, shkruan Rama në postimin e tij.