Rama ndan pamje nga Puka: Shqipëria e bukur

Puka mbetet një ofertë turistike e veçantë, mjaft e përshtatshme për shëtitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut) dhe për shumë veprimtari të tjera çlodhëse dhe argëtuese.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, një video nga Puka e transformuar, pjesë e rubrikës “Shqipëria e bukur”. Në këtë video shfaqen imazhet e liqenit në qendër të qytetit, krahas shëtitores me vende pushimi dhe bredha të lartë, ndërsa grupe të ndryshme artistike popullore performojnë vallet tradicionale shqiptare.
Qyteti i Pukës vitet e fundit është shndërruar në një prej atraksioneve më të veçanta turistike të veriut, duke u renditur në mesin e destinacioneve me turizëm gjithëvjetor. Investimet publike në Pukë e kanë shndërruar këtë qytet në një qendër urbane moderne, me standarde dhe vlera të një atraksioni të veçantë turistik për resurset dhe pozicionin gjeografik ku gjendet.