Rama ndërhyn në zgjedhjet e Malit të Zi. Mesazh malazezëve në gjuhën serbe: Votoni Milon

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndërhyjë në zgjedhjet që do mbahen në 30 gusht në Mal të Zi duke u bërë thirrje malazezëve të votojnë për presidentin aktual Milo Gjukanoviç.

Një videon e publikuar nga mediat serbe, Rama i është drejtuar votuesve në anglisht, por edhe në serbisht duke theksuar se një votë kundër Gjukanoviçit mund ta çonte Malin e Zi pas në kohë.

“Këto zgjedhjeve janë vendimtare për Malin e Zi sepse pa dyshim, cdo votë që mund të shkojë për të shtyrë përpara më shpejt, kundër Milo Gjukanovic, mund të shtyjë vendin mbrapsht dhe shpejt”,- duke u pozicionuar hapur në krah të Milo Gjukanoviçit.

Mesazhi i plotë i Ramës
Mirëdita miq. (në shqip) Përshëndetje nga Tirana, dragi prijateli (miq të dashur).

Unë nuk do ta bëj këtë, nëse unë nuk do të ndjeja thellë dhe sinqerisht lidhjen e veçantë mes dy vendeve tona, dy vendeve vëllazërore, për dy parti motra, dhe më lejoni të them midis meje dhe Milo Gjukanoviçit.

Jo vetëm për këtë, por edhe për rëndësinë shumë të madhe për Shqipërinë dhe gjithë rajonin, vendimi që vëllezërit dhe motrat tona malazeze duhet të marrin në ditët e ardhshëm, e bën adresimin tim ndaj jush një domosdoshmëri.

Do të doja të mundesha ta bëja në të njëjtën gjuhë, por për fat të keq, mund të them vetëm pak fjalë si: Të vendosur për Malin e Zi” ose Faleminderit që ekziston i dashur Milo”.

Po faleminderit Milo që ekziston, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët në Malin e Zi, në Kosovë, kudo në rajon dhe gjithashtu për rajonin tonë si një i tërë. Nuk më takon mua të gjykoj atë që ju nuk keni bërë ende për Malin e Zi, ua lë (gjykimin) popullit tuaj.

Por ajo që mund tu them atyre është se pa dyshim, ajo që Milo Gjukanovic ka bërë për Malin e Zi dhe për këtë rajon gjithashtu, duhet ta bëjë krenar cdo qytetar malazez dhe ti bëjë të gjithë prindërit malazezë të ndjehen të sigurtë për fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve të tyre.

Nuk e di cfarë do të ishte Mali i Zi sot pa njeriun që udhëhoqi vendin tuaj të bukur në rrugën e pavarësisë dhe drejt vendit shumë të mirë që Mali i Zi është sot në jetën e Evropës.

Por ajo që të gjithë e dimë është se sot Mali i Zi është i pakrahasueshëm me vendin e vogël, të varfër dhe të dobët që ishte kur filloi udhëtimi i gjatë drejt një të ardhme më të mirë nën drejtimin vizionar dhe të mprehtë të Milos.

Është e mrekullueshme sesa bëri dhe sa shumë ndryshoi vendi, duke u bërë më i fortë dhe më i mirë dhe gjithnjë e më i respektuar në gjithë botën, pas cdo palë zgjedhjesh.

Unë e di që populli i Malit të Zi, ashtu si populli i Shqipërisë, ashtu si cdo popull në rajon dhe përtej, po kërkojnë më shumë dhe më mirë. Kjo është normale.

Sa më i mirë bëhet vendi, aq më shumë rritet niveli i ambicjeve ndërkohë që niveli i durimit ulet.

Por mos bëni gabim, rreziku i të shkuarit pas është gjithmonë atje, pas qoshes, ndërkohë që vendos për të shtyrë përpara më shpejt.

Dhe prandaj këto zgjedhjeve janë vendimtare për Malin e Zi sepse pa dyshim, cdo votë që mund të shkojë për të shtyrë përpara më shpejt, kundër Milo Gjukanovic, mund të shtyjë vendin mbrapsht dhe shpejt.

Nuk ka asnjëeri tjetër sot që mund ta shpëtojë të ardhmen e Malit të Zi sesa njeriu që e shpëtoi atë shumë herë në të kaluarën dhe partia që punoi kaq fort për të arritur kaq shumë deri tani në qeverisjen e Crna Gora (Malit të Zi).

Dhe nuk ka kohë për eksperimente që mund të sjellin pasiguri dhe keqardhje. Është vërtetë “Odlucno za Crnu Goru”, (vendimtare për Malin e Zi), të qëndrojnë fort në mbështetje të Milo Gjukanovic, më 30 gusht, dhe të vazhdojë punën e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi një yll ndricues të rajonit tonë, një model për të gjithë ne, një anëtar krenar i familjes euro-atlantike dhe një vend shumë më i mirë për popullin e tij.

Paci fat miq dhe ju lutem fitoni. Fitoni za Crnu Goru (për Malin e Zi) I za sve nas (dhe për të gjithë ne). (Në shqip): Zoti qoftë gjithmonë me ju dhe bekoftë Malin e Zi në cdo hap!

Më 30 gusht në Mal të Zi mbahen zgjedhjet parlamentare, të pestat në radhë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2006. Në garë janë gjashtë koalicione, nga të cilat dy janë shqiptare, si dhe pesë parti politike.

Zgjedhjet po mbahen në një kohë të tensioneve të shtuara ndërmjet shtetit dhe Kishës Ortodokse Serbe për shkak të miratimit të Ligjit për Liritë Fetare, të cilin e kundërshton kisha.

Edhe në këto zgjedhje partitë politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme zgjedhore.

Partitë shqiptare janë grupuar në dy koalicione. Ne koalicionin e parë bëjnë pjesë pesë forca politike; Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva. Ky koalicionin drejtohet nga Nik Gjeloshaj, i pasur nga Genci Nimanbegu nënkryetar aktual i Parlamentit të Malit të Zi.

Ndërsa në koalicionin e dytë janë 4 parti politike shqiptare; Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI. Ky koalicionin kryesohet nga Fatmir Gjeka dhe Mehmet Zenka ministër aktual i Pakicave,

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, që u mbajtën më 16 tetor 2016, partitë shqiptare garuan në tri lista zgjedhore dhe arritën të fitojnë vetëm një deputet në parlament. Sipas të dhënave të partive politike, në Mal të Zi numërohen rreth 24 000 votues shqiptar.

Mali i Zi numëron 528 mijë votues të regjistruar. Në zgjedhjet e vitit 2016 morën pjesë 388 mijë votuese. Sipas të dhënave zyrtare, shqiptarët në Mal të Zi janë grupi i tretë etnik më i madh, pas serbëve dhe boshnjakëve./Koha Jonë

SHKARKO APP