Rama nderon Merkel me “Yllin e Mirënjohjes” (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama pas takimit me kancelaren Angela Merkel dhe lierët e Ballakanit Perëndimor, e ka nderuar atë me “Yllin e Mirënjohjes”.

Rama ka ndarë videon në Facebook dhe shkruan: “Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”.

Gjatë videos dëgjohet Merkel që e falenderon dhe shprehet se kjo dhuratë është një nder për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju falenderoj shumë. Jam e vetëdijshme se është një nder i madh për mua dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja me ju”, tha Merkel, e cila rreth orës 15:00 do të dalë në konferencë për shtyp me Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?