Rama: Në 2022 mbyllim të gjitha sportelet, shërbimet do të jenë vetëm online

Kryeministri Edi Rama tha në një takim me qytetarët në Shkodër për “Bashkëqeverisjen si Ligj i Ri” se në vitin 2022 do të hiqen të gjitha sportelet dhe shërbimet do merren online. Sipas Ramës, ata që nuk i përgjigjen hallit të qytetarëve, do të kenë ndjekje penale, por edhe sanksione financiare, pra që do iu duhet të paguajnë nga rroga e tyre dëmin e shkaktuar.

Vetëm 5% e shërbimeve nuk janë online, për shkak se janë të lidhura domosdoshmërisht me prezencën e qytetarit. Ndërkohë që të gjitha shërbimet e jetës së përditshme janë në disponim pa pasur nevojë me dalë nga shtëpia. Kjo bën që ne në vitin ku po hyjmë të mbyllim sportelet. Është një vendim i fortë, sepse mbase do të krijojë konfuzion, por është vendim i pashmangshëm, për të orientuar të gjithë qytetarët në sistemin e ri të shërbimeve, duke iu hequr nga kurrizi gjithë barrën e stresit, humbjes së kohës, ryshfeteve dhe atyre torturave që i dinë të gjithë. Sportelet do të mbyllen, nuk do të ketë më asnjë zyrë për të trokitur fizikisht, por me shërbimet online trokitja do të shkojë direkt aty ku duhet. Kjo është një pikë e madhe kthese në luftën kundër korrupsionit”, tha Rama.

SHKARKO APP