Rama: Në 3 vjet kemi punuar për njerëzit në nevojë

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi të postuar këtë të martë në Facebook ka deklaruar se, qeveria e tij është ajo që ka bërë më shumë për të varfërit.

“Kurrë nuk është bërë shumë për ata që janë më shumë në nevojë, por në këta tre vjet është bërë më shumë se asnjëherë më parë në mbështetje të tyre”, ka shkruar Rama.

Kreu i qeverisë e ka shoqëruar postimin në profilin e tij edhe me një video, në të cilën shfaqet se si gruaja e një familjeje ka përfituar nga legalizimi falas i banesës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?