
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë në Abu Dhabi.
Mësohet se kreu i qeverisë do zhvillojë një takim me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.
Sipas informacioneve paraprake, çështjet që do diskutojë Rama janë rindërtimi dhe Konferenca e Donatorëve në Bruksel.
