Rama në Baku, hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Shqipëria heq vizat me Azerbajxhanin. Ky fakt u bë i ditur në një postim në rrjetin social “X” të Ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.

Zëvendësministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt këtij shteti.

“Fariz Rzayev, Zëvendës Ministër i Jashtëm i Azerbajxhanit, dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik dhe kontaktet mes njerëzve. Takimi pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes për përjashtimin e vizave – një tjetër kontribut i fuqishëm në marrëdhëniet dypalëshe”, shkruan në “X” ambasadori Anar Huseynov.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Baku të Azerbajxhanit si i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?