Rama në Berlin, sot takon kancelaren Merkel
Kryeministri Edi Rama të dielën mbërriti në Berlin për të zhvilluar këtë të hënë një takim me kancelaren e Gjermanisë,. Angela Merkel. Kjo është në vijim të turit për mirëorganizmin dhe mbledhjen e fondeve në kuadër të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt.
Në fokus të takimit të kryeministrit Rama me kancelaren Merkel do jetë konferenca e donatorëve për të thithur sa më shumë biznese dhe institucione gjermane për të ndihmuar me rindërtimin pas tragjedisë së 26 nëntorit.
Në fokus do të jetë edhe çështja e çeljes së negociatave. Po ashtu në këtë takim kreu i qeverisë do ta njohë kancelaren me progresin e Shengenit ballkanik, ndërkohë që pas Berlinit, Rama do udhëtojë drejt Brukselit ku do të takojë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.