Rama në Bruksel për refugjatët

 

 

Kryeministri Shqipërisë Edi Rama është në Bruksel në samitin e organizuar nga Presidenti i KE’së Jean Claude Juncker.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Sot në Bruksel, për samitin e organizuar nga Presidenti i KE Jean-Claude Juncker dhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel me fokus krizën e refugjatëve. Shqipëria nuk është e prekur ende nga fluksi i refugjatëve të cilët nisen nga Siria dhe Afganistani e përmes Ballkanit, vijojnë në drejtim të Gjermanisë, Austrisë, Suedisë. Por Ballkani ka një rol për të luajtur në këtë krizë dhe ky takim i shërben domosdoshmërisë për t'u koordinuar në nivel rajonal dhe europian, ku Shqipëria ka detyrimet e veta në këtë moment kaq delikat për atë që jemi e për atë që do të jemi nesër të gjithë së bashku si europianë", shkruan Rama në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?