Rama në Divjakë: Mirëqenie për çdo familje shqiptare
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Divjakë ku prezantoi kandidatin e ASHE Fredi Kokoneshi.
Rama tha se qeveria ka bërë shumë punë për 18 muaj, por ka ende shumë për të bërë. “Bashkia e re e Divjakës ka potencial të jashtëzakonshëm për të rritur ekonominë dhe mirëqenien e familjeve”, tha Rama.
Rama tha gjithashtu se skema e re për bujqësinë do të rrisë punësimin dhe të ardhurat e fshatit.
“Kemi planifikuar skemë të re për bujqësinë, duke krijuar mundësinë për rreth 100 milionë dollarë në vit për fermerët që krijojnë rritje punësimi. Do të jetë një fond në dispozicion të sipërmarrësve me projekt dhe para’, por që kërkojnë edhe një ndihmë financiare nga shteti. Në këtë mënyrë do të bëjmë rritjen e punësimit dhe kalimin e fshatit nga kushtet mesjetare, në një fshat që do të prodhojë para dhe përfitim për çdo familje”, përfundoi Rama.