FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në Durrës: Më 18 qershor ne jemi lojtarë në fushë, kurse Saliu dhe Luli…

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Durrës kërkoi voton e tyre për të ndërtuar në Shqipëri një shtet si në çdo vend të Europës.

Zgjedhjet e 18 qershorit sipas Ramës, janë një garë ku politikanët duhet të jenë lojtarë dhe jo spektatorë. E me këtë ai ironizoi kreun e PD-së, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën të cilët i krahasoi me lojtarët e Barcelonës që bëjnë shfaqje.

“Kam një fjalë për tifozët e Barcelonës, mos u mërzisni fare se ju keni Messin, ata kanë Saliun. Ju keni Neimar ata kanë Lulin. Në fund të fundit miqtë e mi, futbolli është shfaqje, në të gjithë jemi spektatorë. Kur mbaron ndeshja, s’ka rëndësi kush fiton, ndërsa beteja për 18 qershorin nuk është shfaqje dhe ne s’jemi spektatorë. Jemi lojtarë dhe beteja bëhet për Shqipqërinë që duam, që e duam shtet, me punë, me mirëqënie”,- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?