Rama në Fier: Komunikim intensiv me bazën e Partisë Socialiste, fokus te reformat dhe pagat

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste në Fier, u shpreh se fokusi i qeverisjes dhe mazhorancës është te rritja e pagave dhe reformat.

Rama theksoi se PS është në një proces intensiv komunikimi dhe se ky proces do të zhvillohet në disa etapa, duke nisur nga organizatat bazë, më pas me komunitetet dhe zgjedhjen e kryetarëve të njësive, për t’u përmbyllur me kremtimin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne e kemi nisur këtë proces në Asamblenë Kombëtare ku kemi, sigurisht, përcaktuar një kalendar për zgjedhjet në parti, por njëkohësisht kemi përcaktuar edhe një kalendar komunikimi intensiv në radhë të parë me bazën e Partisë Socialiste, duke nisur nga njësitë, asambletë socialiste të njësive dhe përgjatë procesit të zgjedhjes së kryetarëve të organizatave, ne do të vazhdojmë këtë komunikim, i cili do të shtrihet në komunitet kur të përzgjidhen kryetarët e njësisë dhe sigurisht që do të përmbyllet në qershor me kremtimin e 35 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri shtoi se komunikimi është i rëndësishëm për të informuar punët e bëra për Shqipërinë.

“E kemi zgjedhur këtë proces komunikimi sepse na është dukur realisht e domosdoshme që të ndajmë me ju dhe përmes jush edhe me të gjithë Partinë Socialiste dhe pastaj dhe me të gjithë mbështetësit tanë, informacionet dhe këndvështrimet mbi çështje që na interesojnë të gjithëve, të cilat siç ju e dini shumë mirë, mbulohen përditë nga tymi, nga balta, nga llumi i gjithë gënjeshtrave, akuzave, shpifjeve, fabrikimeve, thashethemeve që fabrikojnë pasqyrat e kanaleve dhe të portaleve, duke praktikisht, synuar në vijimësi që të tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe mundësisht t’i çorodisin njerëzit për gjëra të cilat janë të rëndësishme, siç është për shembull, procesi i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në ndërkohë që nuk ka absolutisht vend fare në ato pasqyra për ‘’Punët e Shqipërisë’’, për ato që janë punë të përditshme jo thjeshtë të qeverisë, por të të gjithë asaj pjese dërmuese të shoqërisë që gjeneron punë, që jeton me punë, që prodhon, që shërben e kështu me radhë.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja është që duke bërë këtë, ne t’i japim një përmasë të re, vetë jetës së organizatës së Partisë Socialiste, por duhet të jetë një jetë organizative dhe politike që të ketë në fokus edhe informimin e duhur, korrekt të punëve të Shqipërisë në nivel kombëtar, por dhe të punëve të Shqipërisë në nivel vendor, sepse për hir të së vërtetës, edhe e them me plot gojën, janë bërë shumë punë dhe janë arritur shumë rezultate, pavarësisht se jam plotësisht i vetëdijshëm që ka plot gjëra që nuk shkojnë, apo që duhen korrigjuar, apo që nuk janë bërë ende, sepse që të bëhen gjërat, duhen krijuar mundësitë dhe që të krijohen mundësitë, duhet punuar me shumë vullnet dhe me shumë durim”, theksoi Rama.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?