FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në Kuvend: PD si një zog krenar me dy koka që përpëlitet, por jo shqiponjë

Në fjalën e tij në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, kryeministri Edi Rama tha se situatë në PD është si një zog krenar me dy koka që përpëlitet, por jo shqiponjë. Ky reagim erdhi pasi Basha tha se Rama ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë bashkë nga viti 1991 deri në vitin 2013.

”Borxhi është më i lartë dhe ka një pse, dhe kjo lidhet me faktin se midis momentin kur 74% e kemi unë në rreth 60%, kanë ndodhur tërmeti dhe pandemia, që kanë çuar në nevojën imediate për të marrë borxh, borxhin që ju u latë shqiptarëve ishte 74% dhe nuk kishte as tërmet e as pandemi.

Ju harroni se nuk keni ardhur nga hëna dhe as nuk keni ardhur në Shqipëri ditën që nisi kjo legjislaturë, ju keni qenë këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protagonistët e qeverisjes i keni këtu në të dyja krerët e zogut që përpëlitet se tani është e formalizuar që PD është një zog 2 krenar që përpëlitet, por jo shqiponjë, nuk e di se kujt do i ngjaj në fund, por jo shqiponjës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?