Rama në Lezhë: 1300 hektarë nën ujë, kamerat një pellg e tregojnë sikur është gjithë Shqipëria

Pas Durrësit dhe Shkodrës, kryeministri Edi Rama ka parë nga afër situatën në Lezhë, pas përmbytjeve të dy ditëve të fundit.

Këto janë tre qarqet janë më të prekura nga situata e fundit me përmbytjet.

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama tha se ajo çfarë shihet në kamera është një gënjeshtër, pasi uji në zonë po tërhiqet dhe se rrugët dhe banesat e qytetarëve nuk janë të përmbytura.

”Në Lezhë (ku sipas kanaleve e portaleve është bërë qameti) falë punës papushim të kryetarit të bashkisë dhe mbështetjes së pakursyer të Ministrisë së Bujqësisë, me gjithë dendësinë e madhe të reshjeve, perimetri i tokave nën ujë është zvogëluar si asnjëherë më parë, ndërkohë që nuk ka prani uji në asnjë shtëpi dhe nuk ka arritur as 50 numri i familjeve që kanë pasur nevojë për ndihmë, dhe e kanë marrë menjëherë nga bashkia.Mbetet objektivisht përherë problem gjithësesi kur fryrja e Drinit nuk e lejon përthithjen e ujërave nga Gjadri dhe uji tërhiqet me vështirësi nga kjo zonë nën kuotë pranë Torovicë”,-tha Rama.

SHKARKO APP