Rama në Lezhë: Ja vendimet që morëm për Qarkun e Lezhës
Pas mbledhjes së qeverisë në Lezhë, kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp, ku po flet për shtatë pikat që pritet të miratohen. Kujtojmë që Rama sot u prit me protesta në Lezhë nga banorët e Torovicës, të cilët kërkojnë ndërtimin e rrugës dhe hapjen e vendeve të punës. Kjo është mbledhja e parë e qeverisë për këtë vit në qarqe, ndërsa vitin e kaluar u zhvilluan dy në Vlorë dhe në Dibër.
Kryeministri tha se të gjithë drejtuesit e rinj të emëruar deri më tani janë 3 muaj në provë. Pra sipas tij, drejtorët e burgjeve, hipotekave, qendrave spitalore etj, janë në provë dhe gjithçka do të varet nga vlerësimi që do të marrin.
Kreu i ekzekutivit bëri me dije se për reformën në ujë do të zhvillohet e njëjta skemë sikurse me reformën e energjisë elektrike.
“Kemi miratuar edhe një vendim për subvencion nga shteti për vendosjen falas të matësave të ujit për familjet në nevojë. Është një masë brenda reformës dhe shkon në të njëjtin drejtim siç kemi shkuar dhe në reformën e energjisë. Ne financojmë çdo vit 16 milionë Dollarë për të kompensuar ato pjesë të çmimit të energjisë të familjeve në nevojë që u rrit nga heqja e fashës mbrojtëse”, u shpreh Kryeministri.
Rama prezantoi edhe vendimet e tjera të kabinetit, që kanë të bëjnë kryesisht me zhvillimin e turizmit në Lezhë që do të sjellë edhe rritjen e punësimit. Një peshë kryesore të vendimeve të marra e zënë edhe ndërtimet në infrastrukturë, sikurse është ndërtimi i rrugës Milot-Balldren.
Deklarata e Ramës pas mbledhjes
Miratuam një vendim për stimulimin e agro-turizmit, do të ketë një plan kombëtar për zhvillimin. Besoj që do të mbështesim ecurinë në këtë drejtim, pasi potencialet këtu janë realisht të mëdha. Subjektet do të pajisjen me një certifikatë të posaçme. Kemi bindjen që këtu potenciali është i madh dhe ka një hapësirë për rritjen e punësimit. Në javët në vijim do të miratojmë edhe programin për agro-turizmin.
Një tjetër vendim është ai i përcaktimit të një liste pas një procesi relativisht të gjatë bashkërendimi me kryebashkiakët të 100 fshatrave ku ne do të stimulojmë zhvillimin e integruar rural për të modelin e ri që më pas do të shtrihet edhe në pjesën tjetër të hapësirës rurale. Fishta është një prej këtyre 100 dallëndysheve të para. Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, me ndërhyrjet në dobi të trashëgimisë kulturore.
Do ndërtohet aksi Milot-Balldren dhe Shëngjin-Velipojë, do të ketë edhe një numër projektesh në infrastrukturë, rindërtimi i terminalit të pasagjerëve. Ata që kishin marrë për të bërë këtë rrugë po inpenjohen duke stimuluar protestat. Pavarësisht se kur e kishin në dorë për ta bërë rrugën i bënë atë që nuk duhet.
Nga ana tjetër janë edhe disa projekte ujësjellësish. Duhet ët shkojë deri në fund reforma e ujit, sot ne kemi miratuar edhe një vendim me rëndësi për subvencionimin e kontratave nga shteti dhe vendosjen falas të matësve për familjet në nevojë. Është një masë brenda reformës
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155469052186523/
KOHA JONË SONDAZH

