Rama në Lezhë: Kandidati Viktor Tushaj zgjidhja juaj më e mirë

 

Kreu i qeverisë  Edi Rama në një takim elektoral në Lezhë, ku u prezantuan kandidatët për anëtar këshilli të partisë socialiste deklaroi se fushata e PD, është e shpifjeve dhe akuzave. Në vijim ai tha se fushata e 21 qershorit, është për të investuar votën, te kandidati, skuadra dhe investimet më 21 qershor. Sipas Kryeministrit, fushata e PD është luftë në tym me qeverinë për të mbledhur vota pakënaqësie, për ti rënë qeverisë.

“Ju e shihni se si po ndryshon Lezha dhe gjithësecili nga ju është në gjendje të gjykojë se kush ka bërë më tepër, kandidati i lodhur i PD apo Viktor Tushaj. Vota e 21 qershorit është votë për të përcaktuar qartësisht drejtimin e komunitetit dhe bashkisë së re. Është votë jo për të mbajtur SHQUP-in me sharjet, por për familjen shqiptare, për mirëqenien, për më shumë cilësi, në kopështe, çerdhe, shkolla, ujësjellës, etj.,” u shpreh Rama.

Në vijim ai tha se kryedemokrati Lulzim Basha, nuk bëri asgjë si kryebashkiak për Tiranën dhe se kush e votoi, u pendua.

Kreu i mazhorancës deklaroi më tej se do krijohet një sistem ujitje, në mënyrë që banorët të mos vuajnë, në një vend të bekuar me pasuri ujore.

Lidhur me situatën e rrugëve, Rama tha se qeveria e kaluar i bënte rrugët të lëna në mes, duke shtuar se investimet dhe projekti i mazhorancës është projekt qytetar, me qytetarët dhe për qytetarët dhe jo si projekt politik.

“Nëse dëshironi një bashki mitingjesh votoni atë, ndersa nëse doni zhvillimin e bashkisë suaj, zgjidhja e duhur dhe Rruga e duhur mbetet Viktor Tushaj,- tha me tej Rama.

Më heret Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj teksa falenderoi z. Rama dhe qeverinë e tij për mbështetjen, ai tha se së bashku me kandidatet për këshilltarë të mazhorancës, duhet të punohet për të bindur qytetarët se jemi në rrugën  e duhur. Tushaj përmendi disa investime të realizuara në Lezhë, të cilat sipas tij pas 21 qesrhorit do të shtrihen në të gjithë hartën e bashkisë së madhe.

Tushaj kërkoi nga banoret e Lezhës mbeshtetjen jo vetëm për kandidatin për kryetar bashkie por edhe për anëtaret e këshillit bashkiak, pasi së bashku, si një skuadër do të mund të kemi fitoren e sigurtë,-theksoi ai.

Ndërkohë të pranishmit patën mundësinë ti drejtojnë pyetje z. Edi Rama, mbi problematikat që ata hasin cdo ditë, kryesisht në sektorin e bujqësisë apo në infrastrukturë.

Kreu i qeverisë Edi Rama siguroi lezhjanët se zgjidhja e duhur për ta mbetet Viktor Tushaj, i cili ka mbështetjen e pakushtëzuar të qeverisë shqiptare për ti sjellë Lezhës zhvillimin e munguar. 

SHKARKO APP